Kylie Jenner është parë duke vizituar Muzeun e Louvre-t në Paris pak pasi ka marrë mungesë me postimet në rrjetet sociale, duke shfaqur stilin e saj të jetesës.
Postimi i saj i fundit në rrjetet sociale nga çatitë e Parisit, Francë nuk i shkoi mirë me fansat, shkruan DailyMail.
Por Kylie Jenner megjithatë shtyu përpara aventurën e saj evropiane të premten, kur ajo u pa me shoqet përfshirë Zack Bia dhe Fai Khadra në një vizitë në Muzeun me famë botërore, Louvre.
23-vjeçarja kishte veshur një ansambël elegant të zi për këtë shëtitje më të fundit në Qytetin e Dritave, kompletuar me një xhaketë lëkure të zezë dhe xhinse gri të gjera.
Kylie përdori xhaketën, e cila përmbante një rrip të gjatë të varur nga beli, për të mbuluar pjesën e sipërme të gjoksit me model të gjërë.
Motra më e vogël e Kim Kardashianin i la flokët e saj kafe të lirshme, dhe mbuloi hundën dhe gojën me një maskë të ndjeshme të fytyrës.
Jenner mbante një çantë gri me material lëkure të gjarprit nën supe.
Ajo kishte veshur çizme të zeza dhe ishte e rrethuar nga disa rojesh përveç miqve të saj.
Kylie dhe shoqja e saj shtrënguan duart e njëra-tjetrën ndërsa ecnin, si për mbështetje.
Përveç postimit të selfive të dobëta në Instagramin e saj të premten, Kylie ndau me ndjekësit në InstaStory edhe një pamje të pikturës Mona Lisa nga brenda Luvrit, si dhe një pamje të arkitekturës së mrekullueshme parsiane të vendit.
Kylie është në Francë për të marrë takime me drejtuesit e kompanisë ‘Coty’, kompania mëmë për ‘Kylie Cosmetics’, ka mësuar DailyMail.com.
Në vitin 2019, ‘Coty’ njoftoi se po merrte 51 për qind të aksioneve në ‘Kylie Cosmetics’, për një shumë të madhe prej 600 milion dollarësh, e cila në atë kohë, vlerësoi kompaninë e saj në vlerë 1,2 miliardë dollarë.