Kylie Jenner ka befasuar fansat e saj me një foto të fundit ku shfaqe me pak grim dhe pa flokë të gjata, transmeton Klan Kosova.
Duke vërejtur se sa ndryshe duket ajo, një fanse tha: ‘Këtu po duket si Kylie e vjetër, nuk e di pse’, dhe Kylie u përgjigj: ‘Kam hequr fillerin nga buzët e mija’.
20-vjeçarja ka pranuar ndjenjën e pasigurisë në lidhje me madhësinë e buzëve të saj që kur ajo ishte e re.
Ajo fshehurazi i injektoi ato për t’i bërë më të trasha kur ishte 17-vjeçare, por shpejt filluan të ‘vareshin’ derisa u bënë të dhimbshme.
Kylie fillimisht fshehu faktin se ajo mbushi buzët sepse nuk donte të kishte ndikim të keq tek fansat e saj.