Miliarderja më e re në botë, Kylie Jenner, është duke qëndruar akoma në Itali, derisa po feston ditëlindjen e 22-të bashkë me familjen.
Bukuroshja tash e një javë ka nisur festën e ditëlindjes, teksa pagoi një jaht 200 milion dollarësh, për t’u argëtuar më njerëzit e afërm të saj.
Në këtë jaht luksoz përfshihet një teatër, një sallon bukurie, saunë dhe pishinë, e po ashtu edhe një helioport.
Marrja me qira e kësaj ‘varke’ sipas tabloideve të huaja një javë kushton 1 milion dollarë, por kjo nuk e pengon Kylien, e cila u emërua miliarderja më e re në fillim të këtij viti.
Jenner lansoi edhe linjën e re të kozmetikës, për të cilën u shfaq komplet nudo dhe bashkëpunoi për herë të parë me Kim Kardashian.
Kylie tash e një kohë po shijon lidhjen me Travis Scott, ku vitin e kaluar u bë nënë për herë të parë e një vajze të quajtur, Storm.