Kylie Jenner shtrihet në spital

Prishtinë | 26 Sht 2019 | 18:31 | Nga Ekonomia Online

Kyli Jenner është shtruar në spital dhe ndihet e ”zemëruar’ që mungoi në lansimin e linjës së re të produkteve të grimit.

Kylie Jenner është sëmurë, andaj do të mungojë në ngjarjen që e priste me padurim, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.

Një përfaqësues i yllit të reality-shout konfirmoi për “CNN” se ajo është shtruar në Los Angeles, ende nuk dihet diagnoza por mjekët po kujdesen për të.

Por, ajo nuk do të mund të marrë pjesë në prezantimin e koleksionit të ri Kylie X Balmain në Javën e Modës në Paris, të premten.

Përmes një tweet, Kylie tregoi se ishte duke u përgatitur për të udhëtuar për të lansuar linjën e re të produkteve të grimit me Oliver Rousteing.

“Fatkeqësisht jam vërtet e sëmurë dhe nuk jam në gjendje të udhëtoj. Jam e zemëruar që do të mungoi në këtë event, por unë e njoh ekipin tim të mahnitshëm, dhe miqtë e mi që janë në qytet për këtë ngjarje, do të më ndihmojnë të jem atje me shpirt”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/

Të ngjashme