Kylie Jenner tregon për herë të parë të vërtetën për injeksionet në buzë

Prishtinë | 15 Sht 2017 | 18:32 | Nga

Kur Kylie Jenner nisi të bënte injeksione në buzë, të cilat i mohonte intervistë pas interviste, nuk ishte as 17 vjeçe. Përmasat e buzëve “kishin qenë një pasiguri e madhe imja”, ka thënë ajo për Complex duke pranuar që i kishte nisur që në adoleshencën e hershme.

“Djali që putha në atë kohë më tha se i kam buzët shumë të holla, por puth shumë mirë, nuk e kishte menduar që isha kaq e zonja. Ishte shumë e pasjellshme. Që nga ai çast, ndieja sikur djemtë m’i ngulnin sytë të buzët. Ndieja sikur askush nuk donte të më puthte”.

Kështu ajo bëri injeksione dhe pastaj pretendonte që nuk i kishte bërë sepse mendonte që ishte gjëja e duhur duke qenë një vajzë që merrej për model. “Të dilja e të thosha ‘Oh, po, i kam bërë buzët’? Çfarë do mendonin të gjitha mamatë për mua?”, ka thënë ajo për mendimet që kishte në atë kohë. “Ato vajzat e vogla, fanset e mia, do mendonin që isha e çmendur. Nuk doja të ndikoja për keq. Nuk doja që njerëzit të mendonin që duhet t’i kesh buzët e bëra për t’u ndier mirë me veten, por ata mendonin që unë isha më e çmendur që po gënjeja sepse ishte shumë e dukshme. Do kisha dashur të kisha qenë e vërtetë dhe ta pranoja”.

Ajo e pranon që e teproi pastaj. “Kur i bën, ti mendon, ‘Oh, duhet të ishte pak më e madhe në këtë anë.’ Unë shkoja prapë dhe thosha, ‘Kanë rënë’ dhe mendoja që duhet të ishin më të mëdha, por u teprua. Ishte shumë e dhimbshme.”

Ajo bën ende injeksione, por nuk e tepron. Dhe, ajo ka pranuar, që nuk ka bërë kurrë operacione të përhershme plastike. “Është e mërzitshme të dëgjosh çdo ditë që je kaq false dhe plastike, kur ti nuk je. Çdo ditë kishte një lajm për mua.”

Ajo është mësuar ta injorojë këtë zhurmë: “Në fund të ditës më duhet të jetoj me gjithçka që bëj. Jam krenare me veten që nuk jam çmendur.”

 

Histori që na bindin për betejat që kalojnë vajzat e njohura, që askush nuk i merr parasysh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme