Kylie Jenner duket të ketë qenë mjaft në disponim të mirë ditën e djeshme (e hënë).
Ylli i Keeping Up With The Kardashians ka ‘tërbuar’ rrjetin me imazhe provokuese që zakonisht bën, shkruan Daily Mail.
23-vjeçarja në rrjetin social Instagram ka shpërndarë disa imazhe, me të cilat ka joshur me miliona ndjekës.
Ajo kësaj radhe u pa me një veshje të ngushtë, që kishte llojllojshmëri të ngjyrave.
Padyshim që tiparet e formësuara trupore u vunë në pah, e sidomos të pasmet, për të cilat komentohet mjaft shumë.
“Mund të më shikosh, por jo të më prekësh”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.
Flokët brune e të gjata i Kylie i la të lira mbi supe, kurse përmes produkteve të saj të bukurisë bëri një makijazh mbresëlënës.
Poza të tilla atraktive nga ajo priten përherë mirë nga fansat, të cilët e përkrahin në çdo lëvizje të mundshme.