Kylie Jenner ka sqaruar thashethemet e fundit se ajo u ribashkua me ish të dashurin e saj Tyga, mes lajmeve se ajo dhe Travis Scott janë ndarë.
“Interneti bën që gjithçka të duket 100 herë më dramatike se sa është në të vërtetë. Nuk kishte asnjë takim në 2 të natës me Tyga. Më shihni mua duke dërguar dy shoqet e mia në një studio ku ai ishte rastësisht”, shkroi Kylie në llogarinë e saj në Twitter.
“Travis dhe unë jemi në marrëdhënie të shkëlqyera dhe fokusi unë kryesor tani është Stormi. Miqësia dhe vajza jonë kanë përparësi”.