Kym Johnson, balerina e njohur australiane, ka publikuar fotografinë e parë të binjakëve të saj, të cilët sot mbushën 4 ditë.
41-vjeçarja, ka një djalë që e ka quajtur Hudson Robert dhe një vajzë Haven Mae.
Fotografinë e parë të binjakëve ajo e ka shpërndarë në rrjetin social Instagram, duke i bashkuar edhe dy emotikon engjëj.
Johnson është e martuar me Robert Herjavec, 55-vjeçar, dhe këta janë fëmijët e parë që sollën në jetë.