Los Angeles Clippers ka dhuruar rikthimin më të madh në play-off të NBA-së duke shokuar Golden State Warriorsin 135:131 dhe duke barazuar serinë e raundit të parë.
Clippers u kthye nga 31 pikë disavantazh në pjesën e dytë për të mposhtur kampionin aktual.
Kjo përmbysje ka kaluar atë të Los Angeles Lakersit ndaj Seattle Supersonics më 1989, raporton BBC.
Tani rezultati pas dy ndeshjeve është i barabartë 1 me 1.
Warriors udhëhiqte 73:50 pas pjesës së parë, ndërsa në çerekun e tretë epërsia shkoi deri në 94:63. Megjithatë, Clippers fillimisht ngushtuan epërsinë në fund të çerekut të tretë e në fund fituan 41:23 në periudhën e fundit për të marrë fitoren.
Ndeshja e tretë zhvillohet të enjten.