LA Lakers, LA Clippers dhe lufta e rrallë për primatin e basketbollit në Los Angeles

| 02 Mar 2020 | 08:07 | Nga

Kawhi Leonard u fut në dhomën e intervistave të palestrës “Staples Center” i mbuluar me djersë. Pasi u ul në karrige, në fytyrën e tij, Leonard nuk dha asnjë shenjë se njihte ndonjërin prej gazetarëve të pranishëm, derisa po bëhej gati të analizonte lojën që sapo e kishte përfunduar me Los Angeles Clippers.

Pyetja e parë për Leonardin ishte se sa i pëlqeu paraqitja e ekipit të tij? Pas një pauze të shkurtër, Leonard u përgjigj: “E shijova çerekun e tretë, pasi treguam një lojë të mirë. Kjo është gjëja që më pëlqeu tek ekipi gjatë ndeshjes”.

Kjo përgjigje e shkurtër mjaftoi përpara se Leonard të ngrihet dhe të largohet nga dhoma e intervistave, pa dhënë ndonjë arsye.

Në mbrëmjen tjetër, në zhveshtoren e LA Lakersave, që sapo e kishin përfunduar ndeshjen në të njëjtën palestër, Anthony Davis kishte futur këmbët në një kovë me akull dhe ndihej shumë i relaksuar. Kamerat dhe gazetarët kishin pushtuar zhveshtoren.

Të ngjashme