La Liga njofton se kubet po rikthehen në stërvitje

Prishtinë | 04 Maj 2020 | 17:35 | Nga Ekonomia Online

La Liga po bënë të gjitha përgatitjet që të rinis sezonin nga aty ku ka mbetur.

Liga spanjolle u suspendua në mesin e muajit mars shkaku i coronavirusit që kaploi të gjithë vendin.

Por pas më shumë se dy muajsh karantinimi, klubet nga La Liga po rikthehen në stërvitje dhe të fillojnë pjesën e mbetur të sezonit nga fundi i muajit maj.

 

Liga spanjolle ka njoftuar pak çaste më parë se klubet janë të gatshme që të rikthehen në fushë, mirëpo që t’i zhvillojnë ndeshjet mbrapa dyerve të mbyllura.

Në mediat spanjolle u raportuar se lojtarët refuzojnë të rikthehen të luajnë futboll, pasi nuk janë të sigurt.

Mirëpo La Liga do t’i garantojë ata duke u bërë analizat e gjakut pas çdo takimi dhe nuk do të lejohen kontakte me personat e jashtëm të klubeve. 

Të ngjashme