Pasi u largua nga Roma, Ramon Rodriguez Verdejo, ose siç njihet ndryshe si Monchi, pritet të nisë një aventurë të re, këtë herë në Premier League.
Sipas mediave angleze, spanjolli është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me Arsenalin, ku pritet të marrë detyrën e drejtorit teknik te ‘Topçinjtë’.
50-vjeçari u largua nga Roma menjëherë pasi italianët shkarkuan trajnerin Di Francesco, ndërkohë që me klubin nga Londra ai pritet të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare. Ish-drejtori sportiv i Sevillas, ndiqej me interes edhe nga Real e Atletico Madrid./supersport.al