Një ngjarje e veçantë ka ndodhur në Kategorinë e Dytë në Slloveni, teksa një lojtar është përjashtuar nga ekipi i tij. Shkak për këtë është bërë, se ai kishte një lidhje me vajzën e presidentit, të cilën e kishte lënë edhe shtatëzënë.
Sapo presidenti mori vesh se vajza e tij kishte ngelur shtatëzënë me lojtarin, e thirri menjëherë futbollistin i cili është nga Nigeria. Lojtari e pranoi atë dhe pas kësaj u detyruar të largohet nga klubi ku ai aktivizohej.
Emri i lojtarit dhe skuadrës nuk është bërë ende publik, për shkak se futbollisti e ka treguar ngjarjen, por nuk dëshiron që të ketë probleme. “Kam nënshkruar një kontratë 3-vjeçare, por jam futur në telashe, kur u kuptua se vajza e presidentit ka ngelur shtatëzënë me mua. Sapo morën vesh këtë, unë e pranova gjithçka se ishte e vërtetë dhe më thanë që të mos paraqitesha në ambientet e klubit, por të qëndroja në shtëpi.
Pas një jave ata më kontaktuan mua, se kanë ndërprerë kontratën, për shkelje disiplinore, diçka që më erdhi si e papritur. Unë dhe vajza e presidentit jemi të rritur dhe e duam njëri-tjetrin, dhe vendosëm të kemi një fëmijë.
Tani unë jam në Nigeri dhe nuk kam folur me vajzën, për shkak se e kanë detyruar të më bllokojë në të gjitha rrjetet sociale. Nuk e di se çfarë ka ndodhur me të dhe fëmijën.”, u shpreh futbollisti.Panorama.Sport.