Labinot Tahiri gjatë ditës së sotme ka lidhur koalicion me LDK-në në Ferizaj për zgjedhjet e së dielës.
Përmes një komunikate për media kanë bërë të ditur që edhe dega e AKR-së në Ferizaj e mbështet këtë vendim të Labit, ndonëse më parë një gjë të tillë e kanë kundërshtuar.
“AKR në qendër mbështet vendimin e Kryesisë së Degës në Ferizaj. AKR gjithmonë ka funksionuar sipas parimeve liberale demokratike dhe edhe sot e kësaj dite vazhdon të funksionojë kështu. Ndoshta këtë shumë njerëz në Kosovë nuk e kuptojnë por vendimet e AKR-së merren nga baza, gjegjësisht nga kryesitë e degëve”, thuhet në komunikatën e AKR-së.
“Kryesia qendrore e AKR-së e respekton këtë vullnet të degëve fuqishëm. Dega e AKR-së në Ferizaj ka lidhur koalicion me LDK në Ferizaj dhe ne e mbështesim fuqishëm vullnetin e degës, ashtu siç mbështeten edhe koalicionet tjera nëpër Kosovë”.
“Në Ferizaj është e qartë se dega e atij qyteti është themeluar dhe vazhdon të funksionojë në bazë të parimeve liberale demokratike. Vendimet e kryetarit të degës z. Labinot Tahiri janë vendime që duhet të implementohen”, thekson AKR.