Labi ia dhuron 500 euro Ferdonije Qerkezit, premton 500 të tjera për një veteran të UÇK-së

Prishtinë | 03 Jan 2024 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari i njohur Labinot Tahiri ka njoftuar se i ka dhuruar sot 500 euro Ferdonije Qerkezit, nënës e cila ka humbur bashkëshortin dhe katër djemtë gjatë luftës.

Këtë e ka bërë gjatë një vizite që ka zhvilluar në shtëpinë e saj.

“Vitin e fillova në vizitën tek nëna e hekurt shqiptare Ferdonie Qerkezi, me dhimbjen e saj dhe dhimbjen e shumë shqiptarit që humben të dashurit e tyre gjatë luftes se Kosovës! Asaj ia dhurova 500€ sa do pak për fillim e këtij viti dhe i premtova që jam i gatshem për çdo gjë qe i duhet asaj dhe nanes shqiptare”, ka shkruar Tahiri.

Ai ka bërë me dije se edhe 500 euro të tjera do t’ia dhurojë një veteran të UÇK’së.

“Mirënjohës për çdo sakrificë që e keni dhënë për atdheun tonë. Nesër do i’a dhurojë edhe ish veteranit të UÇK-së ato 500€ që ia kam premtu!”, ka shkruar Tahiri.

Të ngjashme