DJ shqiptar me famë ndërkombëtare, Regard, ka qenë dje (e mërkurë) pjesë e mbrëmjes më të madhe të ndarjes së çmimeve britanike, Brit Awards 2021.
Ai ishte i nominuar për çmimin “Kënga më e mirë britanike e vitit”, për këngën “Secrets” në bashkëpunim me RAYE –çmim ky i cili shkoi në duart e Harry Styles për këngën “Watermelon Sugar”.
Megjithëse nuk arriti ta fitojë çmimin, për DJ-në me prejardhje nga Ferizaj pjesëmarrja në këtë mbrëmje ishte një sukses i madh.
Me sukseset e tij është krenuar edhe këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri, i cili publikoi në InstaStory disa imazhe të Regard nga paraqitja në Brits 2021.
Ky është postimi i tij i plotë (pa ndërhyrje):
“Sa mirë që para 10 viteve i mbroja DJ e vendit tonë i keni videot kur doni me i pa serish! Ata DJ dhe ky Regardi u pagunin nga 50 euro, sepse nuk ishin gjerman apo amerikan! TE ne, duhet me kanë i huaj për me ta dit vlerën! E tash kur këtë djalë po e shohim me suksese të mdhaja të njerëzit nga DJ i cili në Ferizaj apo dikun në Kosovë si shumë DJ, as që iu realizonte ëndrra për ta pasur në mbrëmje apo dikah tjetër, sot shikojeni ku ka arritur. Atje ku askush se ka pritur! HAHA, sa mirë që e shohim sepse fatin e dikujt e din Zoti athere kur dhe kujt me ia dhuru. Regard, urime e suksese edhe ty sikurse Dua Lipës që po iu urojnë! Punë të mbarë Regard, Kosovë e Shqipërisë”, ka shkruar Tahiri.