Labi në Mevludin për profetin Muhamed (Foto)

Prishtinë | 12 Dhj 2016 | 16:33 | Nga

Këshilli i Bashkësisë Islame të Ferizajt, ka organizuar manifestim Mevludi me rastin e datëlindjes së Profetit Muhamed.

Në këtë manifestim përveç krerëve të Bashkësisë Islame të Kosovës, mori pjesë edhe këngëtari Labinot Tahiri, i cili është edhe pjesë e Aleancës Kosova e Re, raporton Ekonomia Online.

Në fjalën e tij para të pranishmëve myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, çmoi lart kontributin e profetit Muhamed, duke thënë se lindja e tij shënoi një kapitull të ri në mbarë njerëzimin.

“Lindja e Pejgamberit, Muhamedi a.s., është një ngjarje e veçantë në historinë islame, ngase misioni i tij prej pejgamberit e bëri njeriun që të njohë Krijuesin Fuqiplotë ndërsa Botën, që të ketë më shumë qetësi, drejtësi, paqe, lumturi, arsimim, edukim e përparim”, tha Tërnava.

Duke folur për traditën e festimit të datëlindjes së pejgamberit- e që njihet si Mevludi, Tërnava tha se kjo traditë te populli ynë është e kamotshme, dhe si e tillë me shekuj është festuar si në ambientet familjare ashtu edhe në ambiente e institucioneve fetare.

Me këtë rast u mbajt edhe një program i pasur me ilahi, kur’an, por edhe ligjërata.

Profeti Muhamed u lind ditën e hënë me 20 prill 571 në Mekë të Arabisë. Familja

063_0213-mxf_snapshot_00-05-50_%5b2016-12-12_15-43-39%5d

115_0410-mxf_snapshot_00-07_%5b2016-12-12_15-44-35%5d-1

063_0213-mxf_snapshot_01-05-05_%5b2016-12-12_15-44-01%5d

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme