Labi paralajmëron këngën e re në bashkëpunim Danin: Akoma nuk keni dëgjuar gjë

Prishtinë | 02 Qer 2021 | 10:38 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari i njohur Labinot Tahiri ka nisur përgatitjet për një sërë projektesh të reja.

Artisti ditën e djeshme (e martë) njoftoi se së shpejti vjen me baladë të re, ndërsa paralajmëron edhe një tjetër bashkëpunim me këngëtarin e mirënjohur, Ramadan Krasniqi-Dani.

Në një postim të ndarë së fundmi në Instagram, ai tregon se ka mirëpritur në shtëpi Danin dhe se e vlerëson tejet shumë si artist.

“Faleminderit yll i madh dhe idhulli im Ramadan Krasniqi-Dani, që ishe në vizitë në konakun tonë. Me ne ishin Andi dhe kolegu ynë Valoni me të cilin përfundova baladën e re. Respekt për tërë karrierën tënde dhe energjinë që ke, sikur të ishe një 30 vjeçar, e sidomos me zërin tënd brilant”.

“Dani të urojmë shëndet dhe gjitha të mirat me familje e dashamirë. I dashur publik, do ta keni edhe duetin e radhës me yllin e madh Danin dhe Labi. Akoma nuk keni dëgjuar gjë. Respekte për të gjithë, Labi Kosovë e Shqipërisë”, ka shkruar ai.


Krahas këtyre projekteve, Tahiri së shpejti publikon edhe duetin me Burak Vehapin – Grupi Fama. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme