Labinot Tahiri paralajmëron aderimin në AAK

Prishtinë | 20 Gus 2019 | 13:47 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, ka paralajmëruar kalimin në AAK-në e Ramush Haradinajt.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se dëshiron t’i shërbejë njerëzve që ai i ka quajtur përparimtarë.

Ai ka lënë të kuptohet se po e shqyrton mundësinë për aderim në AAK ose në një subjekt tjetër.

Ky është postimi i plotë i deputetit Tahirit në Facebook, të cilin e sjellim pa ndërhyrje megjithë gabimet e shumta gjuhësore:

Një shkrim i vogël!

Kjo foto ishte në diten e parê kur u realizua deshira e shumë kujt që Ramush Haradinaj tê jet Kryeministër!
Njeriun e drjtë mund ta sulmojne ne lloj lloj menyrash, por kurrë fatin që e ka bekua Zoti pêr të ecur përpara nuk mund të ia marrin!

Nuk e di a do jem në këtē mandat me te, tuj u mundua jam! Sikur edhe në opozitë të jem, nuk më bëhet vonë, sepse unë dua vetëm ti sherbej njerëzve derisa te me vijnë ditet e mia që mund te jap me shumë ne aspektin e politikës!
Këto ditë, në njêren nga dy subjekte që unë mund te shpreh punën dhe vullnetin tim në shërbim te vendit, do të aderojë në këto pak dite sa na kanë mbetur!

Thjeshtë ishte nje shkrim mirnjohës për bashkpunimin, vllazërorë, shpirtrorē, e për shtetin që patëm me Kryeministrin Ramush Haradinaj!

Me respekt, Labinot Tahiri, Ferizaj Kosove e Shqipërise. 

Të ngjashme