Labinot Zeqiri emërohet Kryeinspektor i ri i Inspektoratit Qendror të Shëndetësisë në Ministrinë e Shëndetësisë

Prishtinë | 29 Maj 2025 | 10:29 | Nga Ekonomia Online

Qeveria në detyrë ka emëruar Labinot Zeqirin në pozitën e Kryeinspektorit të Inspektoratit Qendror të Shëndetësisë në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, raporton Ekonomia Online.

Emërimi u bë pas përfundimit të një konkursi publik dhe procesi të plotë rekrutimi, që sipas ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, është zhvilluar në përputhje të plotë me ligjin.

Qëllim i pozitës së re të Zeqirit është që të fuqizojë mbikëqyrjen dhe të sigurojë zbatimin e legjislacionit në sektorin e shëndetësisë.

“MSH ka shpallë konkurs publik me datë  shkurt për pozitën Kryeinspektor i Inspektoratit Qendror të Shëndetësisë në MSH dhe ka zhvilluar të gjitha procedurat e rekrutimit. Konkursi për këtë pozitë është zhvilluar në përputhje me të gjitha procedurat ligjore duke garantuar parimet e barazisë, transparencës dhe meritës. Procesi i rekrutimit është organizuar në mënyrë të drejtë dhe të hapur, duke siguruar trajtim të barabartë për të gjithë kandidatët dhe duke u bazuar në kualifikimet profesionale dhe përvojën e tyre”, tha Vitia.

Të ngjashme