Lady Gaga dhe Jlo do të këndojnë himnin kombëtar në inaugurimin e Joe Biden

Prishtinë | 14 Jan 2021 | 14:35 | Nga Ekonomia Online

Lady Gaga dhe Jennifer Lopez do të performojnë në inaugurimin e Joe Biden si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që do të mbahet më 20 Janar.

Këngëtarja e hitit “The Bad Romance” Lady Gaga do të këndojë himnin kombëtar në ceremoninë e Biden dhe Kamala Harris që do të zhvillohet në oborrin e ndërtesës së Kongresit Amerikan.

Ndërkaq Jennifer Lopez do të performojë pak para fillimit të ceremonisë ashtu si Demi Lovato dhe Justin Timberlake.

Fituesja e Oscar, Lady Gaga është një mbështetëse e madhe e presidentit të sapo zgjedhur Joe Biden dhe ka qenë një prej zërave kryesorë që e kanë përkrahur atë gjatë gjithë procesit të zgjedhjeve.

Ajo gjithashtu filmoi një video të fushatës për Biden në muajin nëntor duke bërë thirrje për ta votuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme