Almeda Abazi e ka publikuar një foto me të cilën pretendon se Lady Gaga e ka kopjuar.
Mbrëmë është mbajtur ngjarja e madhe e ndarjes së çmimeve “Oscars 2019” dhe Lady Gaga mori vëmendjen me gjerdanin 30 milionë dollarësh, shkruan lajmi.net.
Lady Gaga ka fituar çmimin e saj për “Këngën më të mirë origjinale” por edhe veshja e saj ishte e komentuar.
E modelja shqiptare, Alemda Abazi pretendon se veshja e Lady Gagës në “Oscars” është e njëjtë me atë të saj në “Dancing With The Stars” në Shqipëri.
“Unë s’do ta kisha bërë këtë Gaga e dashur. Ideja ime”, shkruan Almeda krahas postimit të saj.