Këngëtarja dhe aktorja e njohur hollywoodiane, Lady Gaga, e cila gjatë fundjavës e shënoi ditëlindjen e saj të 35-të, ka bërë të ditur se mezi po pret të kthehet në shtëpi tek i dashuri, Michael Polansky.
Ylli i hitit “Pokerface” aktualisht gjendet në Romë ku po punon rreth filmit të saj të radhës, “House of Gucci”, por i dashuri i saj është kujdesur që ta festojë ditëlindjen në një formë tejet romantike dhe pavarësisht se janë mijëra kilometra larg njëri-tjetrit, Polansky është siguruar t’ia dhurojë një buqetë të madhe me lule.
Duke e shfrytëzuar Instagramin e saj për ta falenderuar atë për dhuratën, Gaga shkroi: “Kur i dashuri t’i dhuron të gjitha lulet e Romës për ditëlindje. Të dua shumë i dashuri… Mezi pres të jem në shtëpi me ty dhe qentë tanë. Jo është gjithçka që më nevojitet në jetë”.