Lady Gaga ndan fotografinë e parë nga sheshi i xhirimeve të filmit “House of Gucci”

Prishtinë | 10 Mar 2021 | 10:57 | Nga Ekonomia Online

Lady Gaga e ka postuar një fotografi nga sheshi i xhirimeve të filmit “House of Gucci”, ku ajo shfaqet përkrah aktorit dhe kolegut të saj në film, Adam Driver.

Ylli i muzikës i shpërblyer me Oscar dhe aktori i nominuar për çmim Akademik, duken komfor në shoqërinë e njëri-tjetrit në fotografinë që i bëri të lumtur fansat e Gagas, të cilët e ndjekin me shumë vëmendje dhe e përkrahin çdo projekt të saj.

“Zonja dhe zotëri Gucci, #HouseOfGucci,” shkruhej përkrah fotos së postuar.

Drama kriminalistike e bazuar në ngjarjen e vërtetë të vrasjes së afaristit italian dhe ish-drejtorit të shtëpisë së famshme të modës, Maurizio Gucci, ngjarje kjo e cila kishte ndodhur në vitin 1995, e përfshinë një ekip të madh të aktorëve yje, si Robert De Niro, Al Pacino, Adam Driver, Jared Leto, Jeremy Irons, Jack Huston, Reeve Carney dhe të tjerë, ndërsa regjisor i filmit është 83-vjeçari Ridley Scott.

Këngëtarja e shndërruar në aktore, Lady Gaga, e portretizimin Patrizia Reggianit, ish-gruaja e Guccit e cila ishte dënuar për orkestrimin e vrasjes së tij, pas një afere jashtëmartesore.

Skenari i filmit “House of Gucci” është shkruar nga Roberto Bentivegna dhe bazohet në librin e autores Sara Gay Forden, “The House of Gucci: A Sensational Story of Murder, Madness, Glamour, and Greed”.

Giannina Scott vjen në rolin e producentes së filmit së bashkë me burrin e saj, ndërsa prapa realizimit të këtij projekti kinematografik gjendet studioja “MGM”. Kjo kompani tashmë ka nënshkruar marrëveshje në realizimin edhe të dy filmave të tjerë që për protagonist do t’i kenë aktorët Ryan Gosling dhe Channing Tatum.

Filmi “House of Gucci” pritet të lansohet për publikun e gjerë më 24 nëntor të vitit 2021.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme