Lady Gaga së shpejti nënë për herë të parë

Prishtinë | 04 Qer 2024 | 11:41 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur Lady Gaga mesa duket së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë.

Së fundmi 36-vjeçarja ka nxitur aludimet se është shtatzënë, gjatë paraqitjes në dasmën e motrës së saj, Maine.

Gaga kishte veshur një fustan të zi, i cili rrinte pas trupit, ndërsa syrit të publikut nuk iu ka shpëtuar barku i rrumbullakosur i këngëtares.

Megjithatë një lajm i tillë nuk është konfirmuar akoma nga ana e këngëtares.

Kujtojmë që dy muaj më parë në rrjet qarkulluan lajme se Gaga i ka dhënë fund beqarisë, duke u martuar me Michael Polanskyn.

Sipas mediave të huaja ikona e muzikës është parë teksa vizitonte Michael Polansky në Hollywood-in Perëndimor. Detaji i cili u kap nga paparazzi në fotot e bëra ishte një diamant gjigant në gishtin e saj gjë e cila ka ndezur spekulime se ajo dhe Michael Polansky mund të jenë fejuar.

Gaga dhe Polansky, një investitor i teknologjisë, janë në një romancë që nga viti 2019.

Ata u panë për herë të parë së bashku në “Super Bowl” në vitin 2020, një takim i cili u përmbyll me një puthje mesnate në Las Vegas.

Gjithsesi, në rrjet qarkullonin disa thashetheme se çifti u nda në vitin 2022, por ranë poshtë pasi çifti u shfaq një vit më vonë përsëri bashkë në një nga koncertet e Katy Perry.

Për momentin, Lady Gaga nuk ka thënë asgjë për unazën e saj të re apo nëse ka bërë një ndryshim në këtë marrëdhënie.

Të ngjashme