LaFuente, lojtari që e pa vdekjen me sy në rrjetet sociale

Prishtinë | 28 Nën 2018 | 16:26 | Nga Ekonomia Online

Fernando LaFuente thotë se kishte parë “vdekjen e tij” pasi klubi për të cilin kishte luajtur kishte raportuar se ai ka vdekur.

Kur klubi i futbollit Ballybrack në ligën “Leinster Senior” kishte thënë se LaFuente kishte vdekur në një aksident në trafik, një nga ndeshjet ishte shtyrë derisa në të tjerat ishte mbajtur një minutë heshtje, transmeton Koha.net shkrimin e BBC.

Për këtë gabim klubi kishte kërkuar falje, derisa liga ka filluar hetimet.

“Nga puna ime më dërgonin këta artikuj te lajmeve – dhe kjo ishte mënyra se si e kam kuptuar se kisha vdekur”, thotë La Fuente për RTE Radio.

Spanjolli, që ishte transferuar te Galëay, dhe më nuk luan për Ballybrackun, thotë se klubi e kishte kontaktuar atë javën e kaluar për t’ia bërë të ditur se mund të dëgjojë raporte se ishte i përfshirë në një aksident.

“E dija se do të kishte disa ngjarje rreth meje, por kam menduar se do të ishte se kam thyer këmbën apo diçka të tillë. Dje isha në shtëpi ps përfundimit të punës, dhe po luaja video-lojëra. Dhe ata më thanë: Je bërë i famshëm”, shprehet ai. “Ishte në rregull pasi bëhej fjalë për një këmbë të thyer, mendova. Por, nuk më interesonte pasi më nuk isha atje. Megjithatë kjo është argëtuese për mua sepse po e shikoja vdekjen time.

Klubi i kishte thënë atij se kishte ndodhur një gabim i madh kur lajmi i ishte dërguar nga një korrespondent te një anëtar i grupit të menaxhimit të lartë, dhe në vend të bënin një shpallje se ai ishte lënduar, kishin “konfirmuar” vdekjen e lojtarit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme