Banorët e Lagjes së Spitalit në Prishtinë kanë mbetur pa ujë të pijshëm përkohësisht.
Kjo për shkak se ka pasur një rrjedhe të madhe të ujit në rrugën “Holger Petersen”.
Zëdhënësja e Ujësjellësit të Prishtinës, Arjeta Mjeku me anë të një komunikate për media ka bërë të ditur se ekipet janë në terren dhe po merren me sanim.
Njoftimi i plotë:
Banorët e lagjes së Spitalit, tash për tash janë pa ujë të pijshëm, për shkak të një rrjedhje të madhe të ujit në rrugën ” Holgen Petersen” në Prishtinë.
Ekipet e mirëmbajtjes janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanim.
Furnizimi me ujë rikthehet pas përfundimit të sanimit.