I
Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në takimin e sotëm të ekipeve negociatore ka prezantuar një dokument që ai e quan të kompromisit.
“Pritëm takimin në kuadër të dialogut për ta çuar para ‘çështjen e dinarit, ku ju dha mjaftueshëm hapësirë të dyja palëve për të shpjeguar pozicionet e tyre. Takimi përfundoi duke prezantuar një dokument kompromisi në përpjekje për t’i bërë bashkë dallimet”, ka shkruar Lajçak, transmeton KlanKosova.tv.
“Do ta mirëpresim takimin e radhës pasi t’i kemi pranuar komentet konstruktive”, përfundon ai.