Lajçak dorëzon zyrtarisht detyrën tek Sorensen: Ishte sfiduese, Kosova dhe Serbia mund të krenohen për arritjen e Marrëveshjes së Ohrit

Prishtinë | 31 Jan 2025 | 18:19 | Nga Ekonomia Online

Nga sot, Miroslav Lajcak, do të quhet ish-emisar për dialogun Kosovë-Serbi. Ai në një postim në “X” ka njoftuar se ia ka dorëzuar detyrën zyrtarisht pasuesit danez, Peter Sorensen, pas plotë katër vitesh e dhjetë muaj punë.

Lajçak ka thënë e ka thënë se ka qenë një mision sfidues, por shpërblyes për Kosovën dhe Serbinë.

Sipas ish-kryediplomatit sllovak, Kosova dhe Serbia mund të krenohen për arritjen e Marrëveshjes së Ohrit.

“ Pas 4 vitesh e 10 muajsh si emisar i Dialogut., zyrtarisht po ia dorëzoj pasuesit tim Peter Sørensen. Ka qenë një mision sfidues, por shpërblyes dhe Kosova dhe Serbia mund të krenohen për arritjen e Marrëveshjes së Ohrit”, ka shkruar Lajcak.

Të ngjashme