Miroslav Lajçak as sot nuk ka nisur punën në pozitën e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe Ballkanin Perëndimor.
Kështu kanë bërë të ditur nga Bashkimi Europian.
”Procedura në Këshill nuk është përfunduar ende”, është shprehur Peter Stano zedhënësi për media nga BE.
Ai po ashtu deklaroi për klankosova.tv, që pasi të përfundojë procedura, Këshilli do të bëjë një njoftim.
Lajçak, i cili u propozua për këtë post nga shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell, u tërhoq si ministër i Jashtëm i Sllovakisë.
Ai këtë detyrë e kishte ushtruar në një periudhë tetëvjeçare.