Lajçak: Diskutimet e bëra me Kurtin do t’i dërgoj te Shtetet Anëtare

Prishtinë | 30 Jan 2024 | 18:28 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka treguar se çfarë ka folur me liderët e vendit gjatë vizitës së tij të sotshme në Kosovë.

Ai ka thënë se fokusi i BE-së muajt e ardhshëm do të jetë në zgjedhjet atje dhe se për këtë ka ardhur të vizitojë Kosovën që të dihet se sa shumë progres mund të bëhet në procesin e dialogut.

“Për të diskutuar dhe sa proges mund të arrijmë para se Evropa të futet në zgjedhje,  e dini se falë dialogut kemi pasë rezultate të rëndësishme në fund të vitit të kaluar marrëveshja për energjinë, po ashtu edhe njohjen e targave dhe përfundimin e regjimit të tiketave për targa, por kishim një përparim të vogël sa i përket normalizimit të marrëdhënieve”, ka thënë Lajçak.

Lajçak ka thënë se pyetja e vetme që duhet të bëhet tani për Marrëveshjen e Ohrit është se kur duhet të fillojë zbatimi i saj.

Ndër tjera, ai ka shtuar se çfarë është biseduar me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, do ta analizojë dhe do t’ua dërgojë shteteve anëtare të BE-së.

Po ashtu, Lajçak deklaroi se sulmi në Banjskë vazhdon të përmendet më çdo takim me të dyja palët, duke thënë se e ka përmendur edhe në Beograd, gjatë ditës së djeshme.

Të ngjashme