Lajçak: Me Vuçiqin folëm për hapat e ardhshëm në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën

Prishtinë | 29 Jan 2024 | 17:19 | Nga Ekonomia Online

Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Beograd janë fokusuar për të biseduar edhe për situatën aktuale politike në dialog.

Lajçak shkroi në “X” se me Vuçiqin folën për hapat e ardhshëm në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Me të mbërritur në Beograd këtë mëngjes, u takova me Presidentin, Aleksandar Vuçiq. Në diskutimin tonë, u fokusuam në perspektivën strategjike për vitin 2024, bëmë një bilanc mbi situatën aktuale në dialog dhe folëm për hapat e ardhshëm në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, shkroi Lajçak.

Vuçiq paraprakisht e vlerësoi takimin si konstruktiv dhe shumë korrekt.

“Vura në dukje domosdoshmërinë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për mbajtjen sa më të shpejtë të zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës dhe kërkova mbështetjen e BE-së në ndalimin e provokimeve të mëtejshme që vijnë nga Prishtina. Ritheksova gatishmërinë e Republikës së Serbisë për të përmbushur detyrimet e saj, në përputhje me marrëveshjet ligjore ndërkombëtare, duke respektuar Kushtetutën e Republikës Serbe dhe Kartën e OKB-së”, shkroi Vuçiq.

Të ngjashme