Lajçak në darkë me Kurtin e Bislimin: U pajtuam që të gjitha marrëveshjet e dialogut duhet të zbatohen

Prishtinë | 26 Jan 2023 | 00:59 | Nga Ekonomia Online

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka lëshuar një cicërimë sonte pas mesnatës në Twitterin e tij, pasi është rikthyer për një vizitë në Prishtinë.

Ai publikoi një fotografi të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendësin e tij, Besnik Bislimi, në një darkë pune të zhvilluar sonte.

Megjithatë, ai shtoi se bashkë ranë dakord që të zbatohen të gjitha marrëveshjet e kaluara mes Kosovës dhe Serbisë

“Kthehem sot në Kosovë për të vazhduar diskutimet e mia të sinqerta, të hapura dhe intensive me kryeministrin Albin Kurti dhe zv/kryeministri Besnik Bislimi për hapat e ardhshëm dhe rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, tha Lajçak.

“Ne gjithashtu ramë dakord që të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut duhet të zbatohen plotësisht”.

Të ngjashme