Lajçak në Samitin e Prespës: Marrëveshja Kosovë-Serbi, jetike për BE-në

Prishtinë | 01 Kor 2021 | 20:48 | Nga Ekonomia Online

Të enjten në Prespë u mbajt Forumi i Vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Mes përfaqësuesve të politikës së jashtme të këtyre shteteve, të pranishëm ishin edhe Miroslav Lajçak, emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe Matthew Palmer, i dërguar i SHBA-së për Ballkanin.

Palmer kërkoi që kosovarëve tu liberalizohen vizat sa më parë.

Derisa Lajçak tha se rregullimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është kryesore për rrugëtimin e këtyre dy shteteve në Bashkimin Evropian.

Por, sipas diplomates kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz  për mos integrim jo vetëm të Kosovës, por edhe  krejt Ballkanit perëndimor fajin e ka Serbia duke refuzuar njoh realitetin.

Të ngjashme