Emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka qëndruar sot për një vizitë në Shkup ku ka marrë pjesë në një organizim të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.
Lajçak ka thënë se mesazh i tij ka qenë i qartë dhe se anëtarësimi në BE është një proces kërkues dhe se kërkon kompromise historike.
Lajçak ka thënë se Maqedonia e Veriut duhet të qëndrojë e fokusuar në këtë synim.
“Mesazhi im ishte i qartë: Anëtarësimi në BE është kërkues, kërkon kompromise historike dhe ka nevojë që e gjithë shoqëria të ketë sukses. Maqedonia e Veriut duhet të qëndrojë e fokusuar në qëllimin”, ka shkruar Lajçak në platformën “X”.