Përfaqësuesi i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, bashkë me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kanë takuar zyrtarët e Listës Serbe.
Megjithatë, Lajçak përmes një postimi në Twitter nuk është se ka dhënë detaje lidhur me takimin.
“Para se të largohesha nga Kosova sot, u takova me përfaqësues të komunitetit serb të Kosovës për të dëgjuar prej tyre për zhvillimet dhe tensionet e fundit në veri të Kosovës”.