Lajçak njofton se këtë javë në Bruksel do të mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për personat e zhdukur

Prishtinë | 13 Jan 2025 | 09:35 | Nga Ekonomia Online

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se këtë javë do të mbahet takimi i Komisionit të Përbashkët për çështjen e personave të zhdukur në Bruksel, raporton Ekonomia Online.

Lajçak ka bërë të ditur se është takuar me Jim O’Brien dhe Sasha Kasanof me të cilët ka diskutuar për dialogun.

“Misioni im i parë i vitit më çoi në SHBA. Në Uashington D.C., u angazhova në diskutime të hollësishme me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Jim O’Brien dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Sasha Kasanof. Së bashku, ne u thelluam në sfidat dhe mundësitë gjeopolitike me të cilat përballet rajoni, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe nevojën për të avancuar në Dialogun e Normalizimit”, ka shkruar ai.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se ka takuar edhe Zëvendës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Richard Verma, përpara vizitës së tij në rajon.

Ai ka shtuar se me nënsekretaren e përgjithshme të OKB-së, Rosemary DiCarlo, kanë folur për rrugëtimin evropian të Ballkanit Perëndimor.

Të ngjashme