Lajçak optimist se mund të arrihet marrëveshja për dinarin

Prishtinë | 14 Maj 2024 | 09:17 | Nga Ekonomia Online

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se gjatë kësaj jave do ta udhëheqë takimin mes kryenegociatorëve Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviq në Bruksel.

Temë e takimit, siç ka bërë të ditur ai në Facebook do të jetë çështja e dinarit.

Lajçak ka thënë se po synojnë të gjejnë një zgjidhje të përkohshme dhe të qëndrueshme për ata që preken nga rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës.

“Jam i sigurt se një marrëveshje mund të arrihet, por do të kërkojë fleksibilitet dhe kompromis nga të dyja palët”, ka thënë ai.

Më 12 maj ka përfunduar plani transitor i BQK-së. Një nga masat lehtësuese më të rëndësishme sipas këtij plani që zgjati 3 muaj është mosaplikimi i gjobave e i masave administrative, si ndalimi i importimit të valutave të huaja për subjektet që operojnë me para të gatshme në përputhje me Ligjin për Bankën Qendrore dhe ligjet e tjera në fuqi

Të ngjashme