I Dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar sot një bashkëbisedim më Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Pas bisedës që kanë pasur, Lajçak ka thënë se përvoja e Thaçit në procesin e dialogut mund të jetë ndihmesë për procesin e dialogut në mes të dyja vendeve, transmeton Klan Kosova.
“Kisha një bisedë të dobishme përmes video-konferencës me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, këtë mëngjes. E informova atë për të arriturat prej kohës në dialogun Prishtinë-Beograd të ndërmjetësuar nga BE”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
“Përvoja e tij e gjerë në procesin e dialogut mund të jetë ndihmesë për progresin e mëtejmë në këtë proces”.