Lajçak, pas takimeve me opozitën kosovare, kërkon që dialogu të jetë mbi politikat ditore partiake

Prishtinë | 10 Mar 2023 | 21:48 | Nga Ekonomia Online

I dërguari special i Bashkimit Evropian, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka dhënë detaje nga takimet e sotme me liderët opozitarë në Kosovë.

Lajçak, theksoi se iu tregoi liderëve opozitarë se Bashkësia Ndërkombëtare do ta vendos Dialogun mbi politikën e përditshme.

“Në ditën e dytë në Kosovë, u takova me liderët e partive opozitare për të shpjeguar Marrëveshjen, si dhe hapat e ardhshëm. Gjithashtu shpreha pritshmëri të qarta nga Bashkësia Ndërkombëtare për ta vendosur Dialogun mbi politikën e përditshme partiake, veçanërisht në këtë moment kritik”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Të ngjashme