Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot është takuar me dy kryenegociatorët e dy vendeve dhe delegacionet e tyre.
Takimi është bërë ndaras.
Lajçak përmes një cicërime në Twiter tha se tani është koha për ‘përparinm të vërtet’ sa i përket çështjes së dialogut.
“Sot prita dy kryenegociatorët dhe delegacionet e tyre për takime të veçanta për çështjet e pazgjidhura dhe rrugën përpara në Dialog. Unë gjithashtu i informova ata në FAC të së hënës dhe përsërita pritshmëritë e Shteteve Anëtare. Është koha për përparim të vërtetë”, njoftoi Lajçak.