Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, në konferencë për medie pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se kjo është vizita e tij e shtatë në Kosovë sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, raporton Ekonomia Online.
Ai tha se vizita e përbashkët me Escobarin është mesazh se SHBA dhe BE-ja punojnë së bashku për procesin e dialogut.
“Për mua është vizita e shtatë për dialog. Por jemi këtu me kolegun Escobar për të dhënë mesazh se BE dhe SHBA punojnë krah për krah për procesin e dialogut. Kjo ishte mundësi e mirë për planet tona dhe do të vazhdojmë bisedimet dhe do të qëndrojmë deri të mërkurën”, tha ai.