Lajçak pas takimit në Bruksel: Shumë pyetje politike kanë mbetur ende pa përgjigjje

Prishtinë | 27 Shk 2024 | 17:41 | Nga Ekonomia Online

Emisari I Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak ka thënë se është e nevojshme për takime të tjera për të zgjidhur çështjen e Rregullores për Operacione me Para të Gatshme të Bankës Qendrore të Kosovës.

Ai ka shkruar se gjatë këtij takimi shumë pyetje politike kanë mbetur pa përgjigje.

“Mirëpres angazhimin e palëve për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për komunitetet e prekura nga rregullorja e fundit e BQK-së. Takimi i sotëm për Dialogun ishte një hap i parë i rëndësishëm, por shumë pyetje politike mbeten pa përgjigje. Do të nevojiten takime shtesë”, ka shkruar Lajçak në X.

Të ngjashme