Lajçak: Përcaktimi i prioriteteve të BE-së për Ballkanin, shmang sfidat

Prishtinë | 04 Tet 2024 | 13:47 | Nga Ekonomia Online

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka marrë pjesë në organizimin për politikë dhe siguri në Evropën Juglindore, forumin 2BS.

Nëpërmjet një postimi në X, Lajçak ka nënvizuar rëndësinë e prioriteteve të BE-së në raport me vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Në një diskutim mbi prioritetet dhe sfidat për Ballkanin Perëndimor, theksova rëndësinë e përcaktimit të qartë të prioriteteve të Bashkimit Evropian për të shmangur sfidat e ardhshme në rajon”, ka shkruar ai.

Forumi 2BS bashkon çdo vit figurat kyçe të politikës regjionale e globale në Mal të Zi.

Të ngjashme