Ekonomia Online
FUNDIT

Lajçak përshëndet “bashkëpunimin” pasi Kosova pranoi testet nga Serbia

Lajçak përshëndet “bashkëpunimin” pasi Kosova pranoi testet nga Serbia

Në kohën kur vendi Kosova po përballet me mungesë të testeve për COVID-19, Serbia ka dërguar donacion njëmijë teste për COVID-19. Ndaj kësaj, pati reagime të ndryshme nga opozita, të cilët e konsideruan absurde, ndihmën e Serbisë, duke ditur rrethanat politike. Por, kështu nuk mendon Bashkimi Evropian. Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, […]

Në kohën kur vendi Kosova po përballet me mungesë të testeve për COVID-19, Serbia ka dërguar donacion njëmijë teste për COVID-19.

Ndaj kësaj, pati reagime të ndryshme nga opozita, të cilët e konsideruan absurde, ndihmën e Serbisë, duke ditur rrethanat politike.

Por, kështu nuk mendon Bashkimi Evropian.

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Natalia Apostolova, shefat e misioneve të BE-së, ambasadorët e Mbretërisë së Bashkuar, Zvicrës, Norvegjisë, shefi i EULEX-it dhe koordinatori për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, kanë bërë thirrje për lënien mënjanë të politikës në kohën e shpërthimit të coronavirusit në Kosovë.

Këtë deklaratë e ka përshëndetur emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav-Lajçak.

Përmes një shkrimi në Twitter ka thënë se, nismat e bashkëpunimit rajonal janë shumë të rëndësishme për adresimin e sfidave të sotme.

“Unë mirëpres deklaratën e Shefave të Misioneve në Kosovë. Nismat e bashkëpunimit rajonal janë shumë të rëndësishme për adresimin e sfidave të sotme”, ka shkruar ai.

Të ngjashme