Ish-emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pritet që të bëhet këshilltar i kryeministrit sllovak, Robert Fico për çështje të Ballkanit Përendimor.
Kjo sipas mediave sllovake është konfirmuar gjatë vizitës së presidentit sllovak, Peter Pellegrini në Tiranë.
Ai pas një takimi me presidentin shqiptar, Bajram Begaj, raportohet se ka thënë:
E informova presidentin se z.Lajçak do të bëhet këshilltar i kryeministrit për çështje të sigurisë në rajon”.
Theksojmë se Lajçak që nga viti 2020 deri në janar të 2025, ka shërbyer si emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi