Emisari në largim i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Miroslav Lajçak, është shprehur krenar për bashkëpunimin e BE-së me Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë mandatit të tij.
Kështu tha Lajçak përmes një postimi në X, në një takim me zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof dhe ndihmës sekretarin James O’Brien.
“Misioni im i parë më 2025 më çoi në SHBA. Në Washington DC kam pasur diskutim gjithëpërfshirës mbi Ballkanin Perëndimor me Kasanofin. Jam krenar për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm BE-SHBA gjatë mandatit tim”, ka shkruar Lajçak.
Ndërkohë, dje Bashkimi Evropian bëri të ditur se është në proces të përzgjedhjes së pasuesit të Lajçakut.
Thanks for the invitation @StateEUR O’Brien and DAS Kasanof! Enjoyed our wide ranging discussion tonight. Grateful for the strong 🇪🇺🇺🇸 cooperation in the Western Balkans. pic.twitter.com/3pgeMrDPJ2
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 7, 2025