I dërguari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në New York.
Lajçak ka shkruar në Twitter se takimi me Vuçiqin vjen pas takimit që kishte me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtit në Prishtinë.
“Në Nju Jork sot. Në margjinat e #UNGA-s folëm për rrugën përpara në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, ka thënë Lajçak.
Kosova dhe Serbia gjenden në një proces të rëndësishëm të dialogut.
Tema e targave tash për tash aktuale.