Emisari i BE-së Lajcak, gjatë vizitës në Beograd ka takuar edhe kryetarin e Kuvendit të Serbisë, Ivica Daciq.
Lajcak tha se përveç dialogut me të bisedoi edhe për situatën e brendshme politike në Serbi.
“Takova gjithashtu edhe kryetarin e Kuvendit Daciq për ta përditësuar atë me gjendjen e dialogut. Gjatë takimit tonë, diskutuam edhe për situatën e brendshme politike në Serbi”, ka shkruar Lajcak.
Sllovaku gjendet për vizitë tre ditore në Serbi, pasi qëndroi për tre ditë në Kosovë.