Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak përmes një postimi në twitter ka thënë se takimi i sotëm në mes të Mbretërisë së Bashkuar, BE-së, SHBA-së dhe Ballkanit Perëndimor ka qenë i dobishëm.
Lajçak tutje ka shkruar se nuk ka alternativë për rajonin, përveç integrimi në BE.
Ai shtoi se është i gëzuar që kjo u theksua nga të gjithë pjesëmarrësit.
“Takimi shumë i dobishëm në mes të Mbretërisë së Bashkuar, Bashkimit Evropian, SHBA-së + Ballkani Perëndimor në Londër sot. Nuk ka alternativë tjetër për rajonin, përveç integrimi në BE. Mirë që kjo u theksua nga të gjithë pjesëmarrësit”, shkroi Lajçak në twitter.
Very useful UK-EU-US + Western Balkans meeting in London today. There is no alternative to EU integration for the region. Glad this was stressed by all participants. pic.twitter.com/gwcDRcDXbf
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) December 13, 2021